Një 28-vjeçar, shtetas i Kosovës, është ndaluar të hënën në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L.(28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën 'arrest' me kërkesë të Interpolit".
Ministria maqedonase e Brendshme ka njoftuar se i njëjti i është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme./ Alsat M