Një person ka vdekur të mërkurën në një aksident trafiku në Viti, pasi dyshohet se nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e motoçikletës, me ç’rast kishte goditur një veturë.
Ai ishte dërguar për trajtim mjekësor, por aty ishte konstatuar vdekja e tij, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës. I njëjti pëson lëndim të rënda dhe dërgohet për trajtim mjekësor ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.