Kronikë

Mosmarrëveshje në rrjete sociale, arrestohen shtatë të dyshuar për rrahje në Lipjan

Rrahje

Foto-Ilustrim

Të paktën shtatë persona janë arrestuar të hënën në Resinoc të Lipjanit, nën dyshimin për rrahje mes vete. 

Sipas Policisë, mosmarrëveshja mes tyre ka nisur në rrjetet sociale.

Gjatë rrahjes, thuhet se është përdorur një thikë, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim. 
Të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.