Kronikë

Mosmarrëveshja mes dy familjeve në Gjakovë çon në plagosje

Policia e Kosovës [ilustrim]

Foto: Ilustrim

Një mosmarrëveshje mes dy familjeve në Gjakovë ka përfunduar me plagosje. 

Një person është qëlluar me armë zjarri e më pas është dërguar në Spitalin e Gjakovës. 

Policia e ka iniciuar rastin si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. 

“Pas një mosmarrëveshje në mes dy familjeve, i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar  duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në  Spitalin Rajonal  Gjakovë për tretman mjekësor.   Në vendin e ngjarjes  janë gjetur dy gëzhoja ndërsa gjatë  kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:  dy pistoleta me 12 copë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.