Kronikë

Mjet shpërthyes në Petrovë, FSK e KFOR-i në vendngjarje

fsk

Një mjet shpërthyes është vërejtur nga një qytetar në fshatin Petrovë të Shtimes të premten. 

Njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendngjarje dhe kanë tërhequr mjetin pa ndonjë incident. 

“Një mashkull kosovar, ka raportuar se në  lagje në fushë ka vërejtur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësit përkatës policor ka siguruar vendin  e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe  KFOR-it amerikan  kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin e PK-së.