Një mjet shpërthyes është hasur në Gjakovë të premten në mëngjes.
Njësiti i FSK-ja ka detonuar mjetin pa ndonjë incident.
“Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka detonuar mjetin në vendngjarje pa incidente”, thuhet në raportin e PK-së.