Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të martën në qytetin e Mitrovicës të dyshuarin M.A., për shkak të dyshimeve të bazuara se i njëjti ka kryer disa vepra penale të natyrës së rëndë.
I dyshuari M.A. dyshohet se ka kryer këto vepra penale “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, në kuadër të hetimeve dhe me qëllim të sigurimit të provave relevante, është realizuar kontrolli i vendbanimit të të dyshuarit, ku janë sekuestruar prova materiale si në vijim:
Prova D#1 – sasi prej 751 gram substancë e dyshuar narkotike;
Prova D#2 – shpuzore me 292 gram substancë të dyshuar narkotike;
Prova D#3 – tabak metali me 207 gram substanca narkotike;
Prova D#4 – sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike;
Prova D#5 – pushkë ajrore;
Prova D#6 – peshore e vogël, e dyshuar për matjen e substancave narkotike; 2 aparate për prodhim të kriptovalutave – Riga (në pritje të veprimeve të mëtejme nga Dogana e Kosovës dhe Policia – Stacioni Mitrovica e Veriut);
Prova D#7 – telefon celular Samsung Galaxy S22 Ultra, me numër serik R5CTC1RZGEN dhe IMEI 355898190653889.