Kronikë

Ministria e Jashtme bën thirrje të shmangen lëvizjet përmes Serbisë

MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës që të shmangin lëvizjen përmes territorit të Serbisë. 

Thirrja është bërë pasi në orët e para të së enjtes në Lozicë të Serbisë është vrarë një polic dhe i dyshuar për këtë rast sipas autoriteteve serbe është një kosovar. 

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në reagim.

Në reagim tutje thuhet se Ministria e Jashtme, po ndjek nga afër zhvillimet”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i  vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës", thuhet në reagim.
 

Lexo përditësimet tjera
Vendi ku dyshohet se ndodhi vrasja

Vritet një polic në Serbi, Daçiqi thotë se i dyshuari është një kosovar

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë rreth orës 00:55 të enjten në...