Kronikë

Malishevë, i mituri lëndohet aksidentalisht me armën e xhaxhait

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një i mitur dyshohet se është lënduar aksidentalisht të shtunën në Pagarushë të Malishevës me armën e axhës së tij. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti është proceduar si “armëmbajtje pa leje”. 

“Pagarushë, Malishevë 01.03.2025-NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, i mitur është lënduar aksidentalisht me armën e axhës se tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit pistolete është konfiskuar nga njësiti policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.