Kronikë

Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për shitje të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj është arrestuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt, një i dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse. 

Ai është arrestuar të enjten dhe pas intervistimt është liruar. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.