Një i dyshuar për fajde në Mitrovicë të jugut, është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas Policisë hetime për këtë rast janë zhvilluar nga 20 janari i këtij viti.
“Njësia e hetimeve gjatë zhvillimeve hetimore ka identifikuar dhe ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin për veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.