Një grua në Lipjan ka raportuar të premten në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Lipjan 26.07.2024 – 17:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Në rast është kyçur edhe bashkëshorti i viktimës. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.