Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt një burrë nga Leposaviqi i cili kishte rrahur ish-gruan e tij.
Rasti është trajtuar si lëndim i lehtë trupor, ndërkohë që viktima thuhet se pas trajtimin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq, është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës ish-bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima pas ndihmës mjekësore në QKMF-Leposaviq është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.