Me 22 vjet e shtatë muaj burgim janë dënuar katër persona për vrasjen e para dy vjetëve në Ferizaj. Në mbrëmjen e 4 shtatorit, 24-vjeçari Bajram Qeli, pas një përleshjeje kishte marrë lëndime nga thika. Viktima pati vdekur në Emergjencë. Për rastin akuzoheshin pesë persona.
Të enjten, Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi me 17 vjet burgim të akuzuarin kryesor, Leonit Muhaxheri.
Albin Balia e Eugen Bajralia janë dënuar me nga dy vjet burgim për pjesëmarrje në rrahje. Mërgim Atanasova u dënua për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, ndërsa Rinor Jashari është dënuar me 5500 euro për kanosje e moslajmërim të veprave apo kryerësve.
VIDEO: