Kronikë

Lëndohet këmbësori pas goditjes nga vetura në Prishtinë

Lëndimi

FOTO: KOHA

Një këmbësor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë të premten në mbrëmje.

Sipas njoftimit të Policisë, këmbësori është duke marrë tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Policia.

KOHA ka siguruar edhe foto nga vendi i ngjarjes.