Dy persona janë lënduar në Shtime, pasi janë rrokullisur me vetura në garën “Off Road” të dielën.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 13:25, e të lënduarit, shoferi 35-vjeçar e pasagjeri 23-vjeçar, janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime për trajtim dhe më pas janë liruar.
Policia e Kosovë po e heton rastin.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën ‘Off Road’ në Shtime, dy persona ( shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar”, thuhet në njoftimin policor.