Policia e Kosovës ka larguar një mjet të dyshimtë të pashpërthyer nën një veturë në Leposaviq të martën.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se mjeti i dyshimtë është larguar në mënyrë të sigurt rreth orës 16:20. Rasti ishte lajmëruar rreth orës 11:00.
Prokuroria e ka cilësuar rastin si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Njoftimi i Policisë
“Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranu informacion se nën një veturë në qytetin e Leposavicit gjondet një mjet i dyshimt i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëhere dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigj njësit relevante policore duke përfshir edhe Njësin K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFORI-it Amerikan. Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është largu nga Vendi i ngjarjes. Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po hetohet nga ana e jonë”.