Kronikë

Një grua kreu abort në Gjinekologji, Policia hap hetime nën dyshimin për dhunim

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi një grua ka kryer abort në Klinikën e Gjinekologjisë, ka hapur hetime nën dyshimin për kryerjen e veprës penale dhunimi. 

Policia nuk ka dhënë informacione sqaruese për rastin. 

“Më 20.03.2025 raportohet se viktima femër kosovare ka kryer abortin në Klinikën Gjinekologjike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë. 

KOHA për këtë rast ka dërguar pyetje në Shërbimin Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (SHSKUK), dhe posa të marrë përgjigje teksti do të përditësohet.