Kronikë

Kosovari ndalohet në kufi me Shqipërinë, iu gjetën afër 25 mijë euro të padeklaruara

Policia e Shqipërisë

Foto: Policia e Shqipërisë/Facebook

Autoritetet policore në Shqipëri kanë ndaluar një shtetas të Kosovës në pikën kufitare Morinë pasi iu kapën 24.900 euro të padeklaruara.

Policia njoftoi se personit me inicialet I.Z., 45-vjeçar nga Lipjani i është konfiskuar shuma e parave e pas procedurave ëhstë lënë i lirë.

Ndaj tij është iniciuar vepra penale “mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.