Kronikë

Kosovari i kërkuar për tentimvrasje në Bullgari, arrestohet në portin e Durrësit

Porti i Durresit

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në dalje të Shqipërisë, ka njoftuar Policia e Shtetit. Z.H. 61-vjeçar kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje.

Siç thuhet në njoftim të Policisë së Shqipërisë, 61-vjeçari do të ekstradohet në Bullgari.

Ai u arrestua në Portin e Durrësit.

“Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja, mbetur në tentativë’, dhe ‘Vjedhja në rrethana rënduese’”, thuhet në njoftim të Policisë.