Kronikë

Kontrabandonte dhi e dele nga Serbia, ndalohet burri në Podujevë

Dele

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një burrë në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, pasi që ka qenë duke drejtuar automjetin me targa vendore afër pikës kufitare dhe me të po bartte bagëti. 

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vërejtur duke e drejtuar automjetin me targa vendore afër pikës kufitare, duke bartë bagëti dhjetë dhi, tre dele dhe një qengj, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale që kanë hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërkohë që automjeti me bagëtitë thuhet se është dërguar në terminalin doganor. 

Rasti është duke u hetuar.