Policia e Kosovës ka konfiskuar të mërkurën një motobarkë në pronësi të Millan Radoiçiqit, i cili dyshohet për përfshirje në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
“Sot gjatë ditës policia ka kryer një bastisje në Zveçan me ç’rast ka konfiskuar një motobarkë (skaf) që dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili njëherësh është i dyshimtë për involvim në rastin Banjska”, ka thënë ai.
Barka e Millan Radoiçiqit sipas burimeve të KOHËS, është konfiskuar në shtëpinë e mikut të tij, Radule Steviq.