Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit, nga ku kanë konfiskuar afër gjysmë milioni euro mallra të kontrabanduara.
10 kilogramë ari pa dokumentacion të rregullt, 3 kilogramë argjend pa dokumentacion të rregullt me vlerë rreth 450,000 euro ishin gjithsej.
“Kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit. Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar”, ka njoftuar Dogana.