Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në Qendrën Korrektuese në Dubravë të mërkurën janë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara me marihuanë me 11 gramë.
Droga është gjetur në një gyp në njërën nga dhomat.
“Qendra Korrektuese, Dubravë, Istog - 29.01.2025 – 09:00. Pas raportimit se në Qendrën Korrektuese dyshohet për narkotikë, njësiti policor së bashku me zyrtarët korrektues, kanë bërë kontrollin nëpër disa dhoma ku gjatë bastisjes në dhomë në një gyp kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara marihuanë me peshë 11 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rasti iniciohet si me lartë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.