Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, ka identifikuar katër persona të dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, pas një hetimi intensiv.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit prej të dyshuarve me inicialet S.S. në fshatin Grekoc të Suharekës. Aty ka gjetur sasi të konsiderueshme marihuane në vlerë rreth 70 mijë euro.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar:
- Pesë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram.
- Një pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
- Një diviar.
- Një veturë.
- Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
- Një peshore digjitale.
- Para të gatshme, 1,425 Euro.
- Një Iphone 12 pro.
- Një telefon Samsung.
- Një telefon Iphone XS .
- Një Telefon Nokia .
- Një veturë BMW.