Policia ndaluar një rast kontrabande në fshatin Junake në Zubin-Potok të mërkurën.
Ajo ka gjetur në një veturë ku ishin katër serbë mallra ushqimore pa dokument përkatës.
Mallrat janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor.
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar dy automjete me ngasës meshkuj serb dhe dy pasagjerë meshkuj serb, ku gjatë kontrollit në njërën nga automjetet është gjetur një sasi e mallrave ushqimore për të cilat ngasësi nuk posedonte asnjë dokument dhe që dyshohet se i kanë futur përmes rrugëve ilegale. Me urdhër të prokurorit veturat dhe malli janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.