Kronikë

Konfirmohet dënimi për të miturit që vranë 18-vjeçarin në Podujevë

Arrestim Denim Burgim vrasje arrest

Ilustrim nga arkivi

Foto: Driton Paçarada

Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dy të miturit për vrasjen e viktimës L.F., që kishte ndodhur në janarin e këtij viti në Podujevë.

Të pandehurin E.K., e ka dënuar me 10 vjet burgim, e A.A me 9 vjet burgim, duke konfirmuar vendimin e parë, që ishte marrë në maj.

Avokati i familjes së viktimës, Tomë Gashi, e ka quajtur “të drejtë” vendimin e gjykatës.

E.K. ishte 16-vjeçar në kohën e kryerjes së veprës penale, ndërsa A.A. 17-vjeçar.

Meqë të akuzuarit ishin të mitur, si procedura ashtu edhe shpallja e aktgjykimit ishte e mbyllur për publikun.