Policia e Kosovës i ka publikuar statistikat lidhur me rastet dhe veprat penale gjatë këtij vitit si dhe krahasimin me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Policisë këtë vit kanë ndodhur 17 vrasje, 41 për qind më pak se në vitin 2023 kur kishin ndodhur 29 vrasje.
Numri i përgjithshëm i rasteve thuhet se ka shënuar rënie nga 47903 në 46300 ose 3.34% më pak.
Numri i veprave penale ka shënuar rënie nga 27560 në 26775 ose 2.38% më pak.
Kurse zbulueshmëria thuhet se ka shënuar rritje për 3.34%.
