Një person ka vdekur në Banjë të Istogut të shtunën.
Policia ka njoftuar të dielën se viktima kishte kërkuar ndihmë derisa ishte në pishinë dhe fillimisht është ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës.
Më pas është dërguar për në Spitalin e Pejës, por nga atje është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.