Kronikë

Kërkohet paraburgimi i një person për tentim vrasjen në Gjilan

paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit E.H., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 13 nëntor 2024, në Gjilan, i pandehuri E.H., ka tentuar ta privojë nga jeta L.H.

Prokuroria ka njoftuar se për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake verbale, E.H. e kishte goditur me thikë të dëmtuarin një herë në pjesën e shpatullës së majtë. Më pas, ndërhyjnë të tjerë dhe i pandehuri u largua nga vendi i ngjarjes, e i dëmtuari në gjendje të rëndë nga Emergjenca e Gjilanit u dërgua në QKUK. 

I pandehuri E.H., që nga koha e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati.