Kronikë

Kërkohet paraburgim për të arrestuarin për “spiunazh”

Prokuroria Speciale e Kosovës arrestim

Foto-Ilustrim: KOHA

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.V. për shkak të veprës penale “Spiunazh”.

A.V. u arrestua të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.

Burimet e KOHËS brenda Prokurorisë Speciale bëjnë të ditur se i dyshuari është i nacionalitetit serb.

Javë më parë janë arrestuar dy persona në Ferizaj për veprën e njëjtë.

Atyre u është caktuar një muaj paraburgim.