Kronikë

Katër të mitur dyshohen për vjedhje në shtëpinë e një gruaje në Suharekë, vodhën edhe një pistoletë

Vjedhje

Katër të mitur janë arrestuar të hënën në Suharekë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje brenda shtëpisë së një gruaje.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 15 mars, teksa të dyshuarit kanë vjedhur orë dore, telefona, bizhuteri, si dhe një armë zjarri. 

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri. 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor.