Katër persona kanë pësuar trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 14:00 në fshatin Raushiq të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova konfirmoi se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal. Hetuesit policorë të trafikut janë në vendngjarje”, ka thënë Rugova.