Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë të mërkurën, ku janë përfshirë dy vetura.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Nuk është bërë e ditur nëse të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.