Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën pasdite në magjistralen Prishtinë-Pejë, te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”.
Siç ka njoftuar Policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00. Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Policia për KOHËN.
Një nga veturat, sipas fotografive të siguruara nga KOHA, është rrokullisur.