Katër persona kanë pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti të trafikut mes tri veturave në magjistralen Ferizaj–Gjilan.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15, në udhëkryqin që dërgon në fshatin Mirosalë.
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Veseli.