Kronikë

Katër të arrestuar pas sulmit me thikë në Prizren, ku u plagosën 3 persona

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për vrasje në tentativë në Prizren, për rastin që ndodhi të dielën ku u therën me thikë tre persona. 

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Si provë materiale thuhet se është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Katër të dyshuarit thuhet se janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Rasti thuhet se po vazhdon të hetohet.