Kronikë

Kapet një sasi e kokainës në Graçanicë, arrestohet i dyshuari

Kokaina e sekuestruar ne Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë në Graçanicë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan të martën dhe gjatë bastisjes së saj është gjetur një qese plastike me 110 gramë të substancës që dyshohet se është kokainë. Vlersa e saj në treg sillet rreth 10 mijë euro, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. 

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.  

“Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gramë pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro). Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar: 110 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë, para kesh 200 euro dhe një telefon celular. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet nga Policia e Kosovës.