Kronikë

Kapen telefona në vlerë mbi 250 mijë euro në Vërmicë, u tentua të kontrabandaoheshin në Kosovë

Telefonat e kapur nga Dogana e Kosoves

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arritur ta parandalojë një tentim për t’u kontrabanduar telefona celularë në vlerë mbi 250 mijë euro. 

Dogana ka thënë se oficerët doganorë ndaluan një veturë me targa të huaja ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja elektronike, përfshirë 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15, pastaj 55 telefona të markës Samsung dhe 10 ora të mençura të serisë IX.  

“Ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen. Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë”, ka njoftuar Dogana.