Kronikë

Kapen armë e emblema ushtarake në Varagë

Zubin Potok

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve në Varagë të Zubin-Potokut ka gjetur dhe sekuestruar sërish armatim.

Në kontrollin e së dielës janë gjetur dy pushkë gjuetie, dy armë karabinë M48, 1 armë në formë të lapsit kimik, 278 fishekë, 3 thika, 5 emblema, 1 shall maskues, 1 audio incizues, 1 USB, 1 bateri dore, 1 këllëf për pistoletë, 1 rrip brezi taktik, 1 sprej, 3 krehër të zbrazët për fishekë, 1 karikator për pistoletë dhe 1 radiolidhje me adapter.

Policia bëri me dije se kontrolli në një zonë ndërlidhet me sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.


Sërish bastisje në Varagë, konfiskohen pushkë gjuetie

Edhe të dielën, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në kanalin e Ibër-Lepencin në fshatin Varagë të Zubin-Potokut. 

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka njoftuar se gjatë këtyre kontrolleve janë kryer bastisje dhe janë konfiskuar tri pushkë gjuetie. 

Sipas tij, nuk ka të arrestuar, ndërsa kontrollet janë kryer së bashku me Njësinë Policore K-9.

“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9, e po ashtu edhe me  njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, ka thënë Elshani.