Dogana e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një tentim kontrabande me mbathje sportive.
Dogana ka njoftuar se në rajonin e Prizrenit është identifikuar një automjet i dyshimtë i cili është ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit janë zbuluar 350 palë atlete pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
“Përveçse janë kontrabanduar, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.