Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur me thikë dy të mitur në Prishtinë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 09.11.2024-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia e Kosovës.