Një person është arrestuar të dielën në Suharekë, nën dyshimin se e ka kanosur zyrtaren policore.
Policia ka njoftuar të hënën se i dyshuari edhe e ka ofenduar zyrtaren policore.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.