Kronikë

Kaloi katër vjet në arrati, arrestohet i shumëkërkuari në Shqipëri

Policia e Shtetit

Është arrestuar këtë të diel një i shumëkërkuar nga Policia e Shqipërisë, i cili prej katër vjetësh ndodhej në arrati.

Spartak Çela në vitin 2020 qëlloi me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokrës.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshihej sërish.

“Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë./ Euronews