Kronikë

Iu gjet një AK-47 në veturë, arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

arrestim

Foto: Ilustrim

Një person i dyshuar është arrestuar në orët e para të së hënës në Mitrovicën e Veriut.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me 5 fishekë si dhe disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën “Mbreti Petri”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.