Një person është arrestuar të shtunën mbrëma në Pejë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të papautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar gjatë operacionit të kryer në rrugën “Madeline Albright” në Pejë.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 16.11.2024, rreth orёs 21:40, gjatё zbatimit tё planit Operativ nё njё lokal nё rrugën “Madlen Albright” nё Pejё, ёshtё kryer kontroll pёr siguri tё hapësirës dhe personave, tё cilёt gjendeshin nё lokal, tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë e kalibrit 9x19mm, njё karikator i sё njëjtës armё, 15 fishekë të kalibrit 9x19mm”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim tё prokurorit është dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.