Kronikë

Ishte duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë, predha goditi një karrige

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë së tij në Mramor, ka vërejtur një predhë kishte goditur një karrige. 

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e ka sekuestruar predhën. Rasti po hetohet. 

“Mramor, Prishtinë  10.08.2024, 19:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në ballkonin e shtëpisë së tij kishte dëgjuar disa krisma dhe kishte vërejtur se një predhë kishte goditur një karrige. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar predha, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin”, ka njoftuar policia.