Kronikë

IPK rekomandon suspendimin e një polici që dyshohet se përdori revolen jashtë detyrës

Revole

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, konkretisht i stacionit policor të Veriut, me dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare, e cila ishte me municion privat – jozyrtar, në një fshat të Gjilanit. 

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e IPK-së.