Kronikë

IPK-ja rekomandon suspendimin e zyrtarit policor, dyshohet se zbuloi informacione konfidenciale

policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor pasi dyshohet se ka publikuar informacione konfidenciale pa autorizim.

 

 

 

IPK-ja njoftoi të enjten se ai është nga stacioni policor i Kaçanikut dhe dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e të dhënave policore duke shfrytëzuar kanale private të komunikimit për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë.

 

 

 

Informacionet e para mbi këtë rast janë pranuar nga një qytetar.

 

 

 

“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar bazuar në denoncimin e një qytetari. Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor ka ndarë informacione të natyrës konfidenciale pa autorizimin përkatës, duke ndërhyrë në sistemin e policisë (bazën e të dhënave) dhe duke përdorur kanale private të komunikimit për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë. Kjo sjellje përbën një shkelje serioze të detyrave zyrtare dhe cenon integritetin dhe besimin në institucionin policor. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor.