Kronikë

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve

Policia e Kosovës [ilustrim]

Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të mërkurën.

Sipas njoftimit të IPK-së, një qytetar është ankuar se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës në Drenas të hënën. 

Ngjarja thuhet se këtë ndodhur në një ndeshje në palestrën sportive, ku pas përfundimit të saj zyrtarët policorë e kanë arrestuar një të dyshuar. 

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për veprën penale ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim të IPK-së.